​BE bashkohet me OBSH: 400 milionë euro për të blerë vaksinën anti-covid

Komisioni Europian, bën me dije se do t’i japë 400 milionë euro nismës së OBSH për të blerë vaksinën anti-covid. Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila është shprehur se KE-ja po negocion blerjen e një vaksine anti-covid me disa kompani farmaceutike në emër të 27 vendeve anëtare. “Sot, Komisioni njoftoi se do të paguajë 400 milionë euro COVAX për blerjen e përbashkët të vaksinave të ardhshme, për përfitimin e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?