BE – Brukseli kërcënon Hungarinë dhe Poloninë me procedura ligjore për azilkërkuesit

Komisioni Evropian kërcënoi dje me fillimin e procedurave për shkelje kundër Hungarisë dhe Polonisë, nëse ato vazhdonin të refuzonin deri në qershor të presin azilkërkuesit nga Italia dhe Greqia.

“Ky është paralajmërimi i fundit”, deklaroi Dhimitris Avramopulos, eurokomisioner për Migrimin.

“Nëse nuk bëhet asgjë para se të prezantohet reporti i radhës në qershor, Komisioni nuk do të hezitojë të përdore fuqitë e tij sipas traktateve dhe të fillojë procedura për shkelje”, theksoi Avramopulos gjatë një konference për shtyp në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto procedura mund të sjellin një padi në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së dhe nëse një vend nuk i respekton vendimet e kësaj gjykate atëherë ka sanksione financiare./ /G.S/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?