BE dërgon roje shtesë, refugjatët ”pushtojnë” kufijtë në…
Refugjatët nga Turqia janë duke ikur drejt Greqisë. Nga ana tjetër, në kufirin bullgaro-turk deri tani nuk ka pasur hyrje të paligjshme. Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, përmes një postimi në Twitter, bëri me dije se deri mëngjesin e së dielës gati 80 mijë refugjatë janë nisur për në Edirne; provinca në Turqinë veriperëndimore kufizohet me vendet e BE Greqi dhe Bullgari. Autoriteti i kontrollit kufitar Frontex do të dërgojë përforcime në Greqi. Një zëdhënëse i tha agjencisë së lajmeve AFP se ishte vendosur dërgimi i punonjësve dhe pajisjeve shtesë. Niveli i alarmit për të gjithë kufijtë e BE me Turqinë është ngritur në “i lartë”. Presidentija e Komisionit të BE Ursula von der Leyen e siguroi Greqinë dhe Bullgarinë për mbështetje.