BE dhe OBSH nuk bien dakord për vaksinën ndaj Covid-19

Bashkimi Evropian (BE) duket se nuk është i interesuar të sigurojë vaksina të mundshme ndaj COVID-19, përmes programit global “Covax”, që drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetit, me arsyetimin, se po kalon në një proces tepër të ngadaltë, e mbi të gjitha me kosto tepër të lartë.

OBSH-ja pritet që të nxjerrë në shitje vaksinën për një shifër diku tek 40 dollarë, ndërsa BE-ja po tenton që të gjej në treg shifër më të lirë.

Për këtë arsye ajo ka nisur bisedimet me një sërë kompanish farmaceutike, ku mund të përmendim: Moderna, Sanofi, BioNTech dhe CureVac. Veç kostos, vonesa e zbulimit të vaksinës ka bërë që BE të mendojë një zgjidhje alternative.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një zyrtari të lartë, drejtuesit e Bashkimit Evropian, kanë kërkuar që vaksina të jetë zbuluar më së largu në fund të këtij viti, ndërsa kjo mundësi duket se nuk plotësohet nga “COVAX”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?