BE do të marrë 350 milionë doza shtesë në vitin 2021, nga Pfizer dhe Moderna
Bashkimi Europian ka siguruar 350 milionë doza të tjera të vaksinës kundër koronavirusit.
Pfizer/BioNTech do të sigurojë për 27 vendet e bllokut edhe 200 milionë doza shtesë me një mundësi për të kërkuar edhe 100 milionë doza të tjera, ndërsa Moderna do të rritë furnizimet me 300 milionë doza shtesë, gjysma e të cilave do të dorëzohet këtë vit. Gjysma tjetër do të dorëzohet në vitin 2022.
Ashtu si dhe ishte njoftuar më parë, 75 milionë nga 200 milionë doza shtesë të Pfizer do t’u dorëzohen vendeve anëtare në tremujorin e dytë. Dozat e mbetura do të dorëzohen në gjysmën e dytë të vitit.
Në përgjithësi, Pfizer do të japë së paku 500 milionë doza dhe Moderna 360 milionë para fundit të vitit 2021.
Brukseli, i cili negocioi blerjen e dozave të vaksinave, u kritikua rëndë muajin e kaluar për fillimin e ngadaltë të fushatës së vaksinimit të bllokut, e cila u komplikua nga Pfizer/BioNtech dhe AstraZeneca/Universiteti i Oksfordit duke njoftuar vonesat e dorëzimit.
Mirëpo, kompanitë thanë se vonesat ishin të nevojshme për të azhurnuar aftësitë prodhuese.