BE: Do të respektonim “PO-në” e Katalonjës për pavarësi

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi sot se do të marrë në konsideratë ndalimin e bërë nga Gjykata Kushtetuese dhe Parlamentit spanjoll për të dhënë një qëndrim zyrtar në lidhje me pavarësinë e Katalonjës, objekt i një referendumi mjaft të diskutueshëm parashikuar më 1 tetor.

“Ne jemi shprehur gjithnjë në lidhje me këtë çështje se do të ndjekim duke respektuar ndalimin e Gjykatës Kushtetuese spanjolle dhe atë të Parlamentit spanjoll”, deklaroi Juncker për Euronews, duke rikujtuar se ky qëndrim ishte vendosur nga një prej paraardhësve të tij në krye të ekzekutivit evropian, Romano Prodi.

Nëse në këtë kuadër, një “po” për pavarësinë e Katalonjës do të ndodhë një ditë, ne do të respektojmë këtë alternativë”, vijoi Juncker, duke shtuar se mbetej e gjitha për t’u parë në të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nacionalistët katalanas që zotërojnë shumicën në parlamentin rajonal kanë planifikuar të organizojnë më 1 tetor një referendum për pavarësi, i cili veprim wshtw shpallur i ndaluar nga Madridi zyrtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?