BE drejt marrëveshjes për 400 milionë vaksina të kompanisë Moderna, ja sa do të kushtojë një dozë
Komisioni Evropian dëshiron të arrijë një marrëveshje me Modernan për furnizim me 400 miliona doza të vaksinës anti COVID-19 për një çmim nën 21 euro për dozë, tha një zyrtar i BE-së i përfshirë në bisedimet mes palëve.
Bashkimi Evropian ka qenë në bisedime me Modernan për vaksinën e saj eksperimentale të paktën që nga korriku, tregon një dokument i brendshëm i BE-së i parë nga reuters.
Një marrëveshje mund të arrihet në ditët e ardhshme, tha zyrtari i lartë i përfshirë në bisedime, duke shtuar se diskutimet përqendroheshin kryesisht në formulimin ligjor të kontratës, por nuk përballeshin me pengesa të mëdha për çështje, të tilla, si çmimi ose përgjegjësia.
Çmimi që negociohej ishte nën 21 euro për dozë, tha zyrtari, i cili nuk pranoi të ishte më specifik dhe kërkoi anonimitet pasi bisedimet ishin konfidenciale. Moderna nuk ishte menjëherë në dispozicion për të komentuar.
SHBA do ta paguan Modernën rreth 12 euro për dozë dhe kërkon të sigurojë 100 milionë vaksina në një marrëveshje prej 1.2 miliard euro në gusht.
Kjo ishte mbi 1 miliard euro në financimin e vaksinës Moderna, duke e çuar në mënyrë efektive çmimin e kombinuar në 21 euro, sipas kushteve të lëshuara publikisht të marrëveshjes.