BE duket gjithnjë e më e vendosur për të mbyllur kufijtë – Kush nuk preket nga vendimi që pritet të merret

BE është e vendosur të miratojë ndalimin më të rreptë të lëvizjes së lirë në historinë e saj, pasi Franca u bashkua me Italinë dhe Spanjën në karantinim të plotë dhe Donald Trump u tha amerikanëve të ndryshojnë sjelljen e tyre, duke pranuar për herë të parë se kriza e koronavirusit mund të zgjasë muaj.

Udhëheqësit e BE pritet të martën të pezullojnë të gjitha udhëtimet në zonën pa pasaporta të Shengenit nga shtetas jo të BE për të paktën 30 ditë në një përpjekje për të futur njëtrajtshmëri në të gjithë bllokun, pasi disa shtete anëtare Austri, Hungari, Republika Çeke dhe Polonia, në mënyrë të njëanshme vendosën kontrolle kufijsh.

Banorët e përhershëm dhe familjet e tyre, punonjësit e mjekësisë dhe studiuesit e koronavirusit, diplomatët dhe shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar nuk preken.

“Ne duhet të jemi të sinqertë me qytetarët tanë: kjo është një krizë serioze, një krizë e gjatë dhe një krizë e vështirë,” paralajmëroi Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian.

Zyra rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetit për Evropën tha që kishte nevojë për masa të guximshme në të gjitha vendet evropiane. “Çdo vend, pa asnjë përjashtim, duhet të ndërmarrë veprime të guximshme për të ndaluar ose ngadalësuar kërcënimin e virusit,” tha Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH për Evropën.

D.B -SCAN

Burimi: The Guardian

SHKARKO APP