BE fillon procedurat ligjore kundër Hungarisë për ligjin anti-LGBTQ
Komisioni i Bashkimit Europian, inicioi hapa ligjorë kundër Hungarisë dhe Polonisë për shkak të diskriminimit ndaj jo-heteroseksualëve. Komisioni tha se barazia dhe respektimi i dinjitetit dhe të drejtave të njeriut janë vlera themelore të BE-së, prandaj Brukseli do të përdorë të gjitha instrumentet në dispozicion për t’i mbrojtur këto vlera. Hapat ligjorë që inicioi Brukseli mund të çojnë në ngritjen e një padie para Gjykatës së Drejtësisë të BE-së
Në rastin e Hungarisë hapat ligjorë lidhen konkretisht me një ligj i ri, i cili ndalon që botime në cilat përshkruhen marrëdhënie jo-heteroseksuale të bien në duart e fëmijëve. Po ashtu ky ligj ndalon edhe reklamat në të cilat homoseksualët ose transeksualët paraqiten si diçka normale.
Shumë shtete të BE-së, Parlamenti i BE-së dhe Komisioni e shohin këtë ligj si diskriminues. Hungaria i hedh poshtë pretendimet kundër ligjit. Nga këndvështrimi i qeverisë hungareze ai vetëm siguron që vetëm prindërit të mund të vendosin se si duan ta organizojnë edukimin seksual të fëmijëve të tyre.