BE, gati propozimin për pasaportën e vaksinës COVID/ Von der Leyen: “Zhbllokojmë” turizmin këtë verë

Komisioni Europian do të paraqesë një propozim në Mars për krijimin e një pasaporte dixhitale të vaksinave COVID – 19. Kjo vaksinë mund t’i lejojë vendet e Bashkimit Europian të kenë lëvizje të lirë përgjatë periudhës së verës.

Presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen, njoftoi propozimin e ardhshëm legjislativ, në një fjalim përpara ligjvënësve konservatorë gjermanë.

“Kalimi dixhital i gjelbër” do të siguronte prova se një person është vaksinuar, rezultatet e testeve për ata që nuk janë vaksinuar ende, si dhe informacion mbi shërimin e njerëzve që kanë kaluar COVID-19.

“Qëllimi është që gradualisht t’i mundësojë qytetarëve që të lëvizin të sigurt në Bashkimin Europian ose jashtë vendit, për punë ose turizëm” tha von der Leyen gjatë fjalës së saj.

Krerët e BE-së ranë dakord javën e kaluar për të punuar me pasaportat e vaksinave, për të cilat vende si Spanja apo Greqia po bëjnë “presion” për të zhbllokuar turizmin këtë verë.

SHKARKO APP