BE, gati ta mbështesë Italinë për emigrantët

Presioni i Italisë ka dhënë efekt. Paralajmërimeve të saj se mund t’ua mbyllë portet anijeve në operacionet e shpëtimit të emigrantëve, Bashkimi Europian iu përgjigj me gatishmërinë për të ndihmuar në lehtësimin e barrës që bie mbi shpatullat e Romës.

“Italia është nën një presion të madh. Ne duhet ta pranojmë dhe t’i garantojmë asaj mirëkuptim e mbështetje të plotë. Pjesa dërrmuese e njerëzve që vijnë në Europë kalojnë nëpërmjet Italisë, e shumica janë emigrantë të parregullt. Italia ka të drejtë, gjendja është mjaft e vështirë dhe këtë e pranuan të premten të 28 udhëheqësit e vendeve anëtare të bllokut”, tha Dimitris Avramopoulos, komisioner i BE-së për Emigracionin.

Avramopoulos thotë se duhet kaluar në veprim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Roma duhet të ndërmarrë masa për përshpejtimin e procedurave e të menaxhojë emigrantët në territorin e saj. Ne jemi gati ta shtojmë mbështetjen për të, duke përfshirë, nëse do të jetë e nevojshme, edhe rritjen e mbështetjes financiare”, tha Dimitris Avramopoulos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që prej vitit 2014, në Itali kanë mbërritur gjysmëmilion emigrantë me anije dhe një shifër rekord e tyre u shënua vetëm vitin e kaluar, me 181 mijë. Ambasadori italian në BE, Maurizio Massari ishte takuar më herët me Avramopoulos për ta informuar mbi seriozitetin e situatës, e për t’i thënë se Europa nuk mund t’i kthejë shpinën vendit të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?