BE i ofron 700 milion euro ndihma Greqisë për refugjatët

Brukseli i ka ardhur në ndihmë Greqisë për të përballuar fluksin e mijëra refugjatëve që po tentojnë të kalojnë kufirin nga Turqia. BE-ja apelon Turqinë të mos e shfrytëzojë situatën politikisht.

Bashkimi Europian i ka ofruar Greqisë 700 milionë euro për të fortifikuar kufijtë e saj tani që Turqia ka hapur portat për refugjatët drejt Europës.

Ministrat e brendshëm dhe kryediplomatët e BE-së u takuan në Bruksel për bisedime urgjente rreth krizës migratore më të rëndë që nga viti 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ankaraja thotë se nuk ka më kapacitetet për të strehuar rreth 4 milionë emigrantë, shumica sirianë, të larguar nga zonat e konfliktit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Turqia nuk është armikja jonë, por as njerëzit nuk janë armë. Duhet t’i kujtojmë këto dy parime në ditët e vështira që do të vijnë. Tani është koha për veprime të koordinuara dhe gjakftohtësi,” deklaroi Margaritis Skinas, zyrtari më i lartë i BE-së për emigracionin.

BE-ja shprehu solidaritet edhe me vendimin e Greqisë për të pezulluar procedurat dhe të drejtat e personave për të kërkuar azil, nismë që është qortuar nga grupet për të drejtat e njeriut.

“E drejta e azilit nuk do të thotë që presidenti turk Rexhep Taip Erdoan mund të dërgojë drejt Bashkimit Europian sa emigrantë të dojë,” shtoi komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme.

Me një deklaratë të përbashkët, ministrat europianë i kanë bërë thirrje Ankarasë të mos tërhiqet nga marrëveshja e vitit 2016 për refugjatët dhe të mos i përdorë ata për presion politik.

Marrëveshja parashikon shpërndarjen e 6 miliardë dollarëve mbështetje financiare, por deri tani Turqisë i është paguar vetëm gjysma.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?