BE ia bën të qartë Trump-it: Marrëveshja për Klimën nuk rinegociohet!

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë shprehur keqardhje për vendimin e njëanshëm të presidentit amerikan, Donald Trump, për të tërhequr SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

Vendimin për të dalë nga Marrëveshja e Parisit për Klimën Trump e ka marrë më 1 qershor, duke thënë se marrëveshja në fjalë e dëmton indusrinë amerikane.

Ministrat e BE-së thanë përmes një deklarate të përbashkët se “marrëveshja është e qëlluar” dhe se ajo nuk mund të rinegociohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bashkimi Evropian dhe të gjitha shtetet e tij anëtare, jo vetëm që do të zbatojnë Marrëveshjen e Parisit, por do të ndërtojmë aleanca të fuqishme globale për të siguruar se kjo marrëveshje zbatohet, edhe pas vendimit të Trumpit për t’u tërhequr”, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila kryesoi takimin e ministrave në Luksemburg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëveshja e Parisit për Klimën, e arritur në vitin 2015, është pakti i parë ligjor për luftimin e ndryshimeve klimatike.

Të gjithë vendet anëtare janë pajtuar vullnetarisht të reduktojë emetimet e gazrave serë.

Shkencëtarët besojnë se akumulimi i këtyre gazrave në atmosferë e ngrohë planetin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?