BE-ja përballë një tërmeti politik, del nga eurozona…
Pas Britanisë, shumë vende të BE-së kanë parë mundësitë e daljes nga blloku por dhe nga eurozona. Greqia e cila prej kohësh ka folur për heqjen e valutës Europiane dhe në vend të sajë të rikthejë monedhën vendase, Dhranimë, një tjetër vend Europian po mendon të largohet nga eurozona.
Euro (€) është monedha zyrtare e 19 nga 28 vendeve anëtare të BE-së dhe këto vende njihen kolektivisht si Eurozona.
Mundësia që Finlanda të largohet nga eurozona është “e mundur, madje ka gjasa”, sipas kryesuesit të garës për të udhëhequr partinë bashkë-qeverisëse të vendit.
Sampo Terho, i cili shihet në krahun e moderuar të partisë finlandeze, duket se tani e ka përqafuar plotësisht idenë e vendit nordik që të lërë monedhën euro, të cilën e ka cilësuar të dobët.
Me komentet e tij, Terho u afrua më pranë rivalit të tij më të afërt, Jussi Halla-aho. Terho filloi fushatën zyrtare për të qenë drejtuesi i Finlandës, duke thënë në një konferencë për shtyp se është e vështirë për Finlandën që të mbajë eksportet e saj konkurruese për shkak të anëtarësimit të saj në euro.
“E vetmja mënyrë për të mbështetur konkurrencën tonë është zhvlerësimi i brendshëm, të cilin e kemi kryer”,-u shpreh ai. Ai i referohej një reforme të fuqishme të punës që shkaktoi demonstrata dhe greva anti-qeveritare në vitin 2015.
“Opsioni tjetër, nëse shohim përpara për vitet 2020, 2030 dhe 2040, është kthimi në monedhën tonë … Kur do e marrim këtë vështrim, që është një mundësi e mundshme”, tha Terho.
Ai gjithashtu tha se do të bëjë gati fushatën për një referendum mbi anëtarësimin e Finlandës në BE, kjo në zgjedhjet parlamentare të 2019, nëse shumica e partisë e mbështet idenë. “Ne do ta forcojmë pozicionin tonë si partia e vetme eurokeptike e Finlandës”.
Sipas një sondazhi të vitit të kaluar, 68 përqind e shtetasve finlandezë mbështesin anëtarësimin në BE.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

