BE-ja ”vdes”? Harta zbulon frikën se shtetet e Europës…
BE-ja po përjeton momentet më sfiduese, i rrethuar nga euroskepticizmi dhe nga presionet e shteteve që kërkojnë daljen nga blloku ose pavarësinë si Katalonja. Së fundmi një hartë zbulon vendet më euroskeptike në kontinent, përfshirë Italinë e cila është në rrugën e Britanisë për daljen nga blloku.
Harta zbulon se shumica e qytetarëve në Itali, Greqi dhe Qipro nuk besojnë se kanë përfituar nga të qenit pjesë e bashkimit. Në Austri, Bullgari, Republikën Çeke dhe madje Francë, ndjenja pozitive për BE-në kanë rënë nën 60 përqind.
Këto rezultate tregojnë se shefat e Brukselit kanë një betejë që një numër i madh vendesh të mos ndjekin shembullin e Britanisë. Në total, 27,881 shtetas u pyetën: “A do të thonit se vendi juaj ka përfituar apo jo nga të qenit anëtar i BE-së?”
Italianët kishin pikëpamjen më të varfër në bllok, me vetëm 39 përqind duke thënë se vendi kishte përfituar nga anëtarësimi. Qipro gjithashtu ishte shumë skeptik, duke votuar vetëm 45 përqind, ndërsa Greqia me 48 përqind.
Sondazhi, i cili u zhvillua në mes të 23 shtatorit dhe 2 tetorit të këtij viti, pa që Irlanda kishte përgjigjen më pozitive, me 90 përqind për përfitimet nga anëtarësimi. Malta, Lituania, Luksemburgu, Polonia, Danimarka dhe Estonia u shënua me të paktën 80 për qind.
Pavarësisht nga tabloja e përzier, Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani i quajti rezultatet “pozitive dhe inkurajuese”. “Rezultati i studimit është shumë pozitiv dhe inkurajues. Ajo tregon se besimi në institucionet tona dhe puna jonë vazhdon të rritet dhe se po lëmë krizën e viteve të fundit prapa”.
Tajani u shpreh se e njerëzit e shohin BE-në si lojtar kyç në përballimin e sfidave. “Natyrisht në disa zona pikëpamjet ndryshojnë. Kjo duhet të na frymëzojë për të rritur përpjekjet tona për të trajtuar shqetësimet e shprehura. Në përgjithësi, njerëzit e shohin gjithnjë e më shumë BE si një lojtar kyç në përballimin e sfidave të mëdha dhe mbrojtjen e tyre nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, papunësia dhe varfëria”.
Presidenti rezultatin e mori si një shtysë për të rritur rolin e BE-së në të ardhmen. “Po ashtu, i marr rezultatet e sondazhit si një mandat për Parlamentin Europian për të rritur rolin e saj kyç në formësimin e së ardhmes së BE”.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

KOHA JONË SONDAZH

