“BE ka bërë gjithçka mundet për të siguruar një dalje të koordinuar të Britanisë”
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha sot se Bashkimi Evropian ka “bërë gjithçka që mundet” për të siguruar një dalje të koordinuar të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa Bashkimi Evropian pret ratifikimin e marrëveshjes për divorc në Mbretërinë e Bashkuar.
“Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga Bashkimi Evropian gjithmonë do të më trishtojë, por të paktën ne mund të shikojmë dhe të themi se kemi bërë çmos për të siguruar që kjo dalje të jetë e koordinuar”, tha Presidenti në largim i Komisionit Europian para seancës plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.