BE kundër Izraelit: Nuk do ta pranojmë ligjin për dënimin me vdekje

Nisma për vendosjen e dënimit me vdekje në Izrael ka sjellë përplasjen e radhës në Bashkimin Evropian. Në një deklaratë të posaçme për mediat zëdhënësi i Komisionit Europian  Carlos Martin Ruiz De Gordejuela dënoi projektin, teksa shton se po punohet që një masë e tillë dënimi mos të qëndrojë në asnjë shtet.

 “Siç e dini Bashkimi Evropian është kundër dënimit me vdekje në të gjitha rastet pa asnjë përjashtim, dhe ne po punojmë fort që ky ligj mos të ekzistojë më për asnjë shtet”, u shpreh ai.

Një ditë më parë Parlamenti i Izraelit dha miratimin për projektin, pasi ligjvënësit argumentuan se një ligj i tillë do ta bënte më të lehtë punën  e gjykatës. Masa ekstreme  propozohet ndaj autorëve të sulmeve, që janë të dënuar për vrasje, dhe në rastet e klasifikuara si sulme terroriste. Kjo procedurë kërkon ende edhe tre interpretime të Kodit Penal, në mënyrë që të kthehet më pas në ligj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, një dënim me vdekje mund të ekzekutohet, vetëm nëse një trup gjykues prej tre gjyqtarësh ushtarakë, marrin vendim unanim. Gjykatat ushtarake izraelite, të cilat merren me rastet që përfshijnë palestinezët në Bregun Perëndimor, tashmë mund të kenë fuqinë të zbatojnë dënimin me vdekje, edhe pse kjo procedurë nuk është ekzekutuar kurrë. Rasti i vetëm, ishte ai vitit 1962, ndaj kriminelit nazist Adolf Eichmann.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?