BE: Marrëveshja Brexit, e mundur

Brukseli dhe Londra kanë afruar qëndrimet dhe tani janë optimiste se mund të arrijnë një marrëveshje të pranuar divorci më 31 tetor. Dyshimet ekzistojnë akoma për çështjen e kufijve doganorë me Irlandën, dhe pritet të shihen nëse do mund të sheshohen deri në samitin vendimtar që nis të enjten në Bruksel.

Liderët europianë dhe ata britanikë nuk e përjashtojnë një kompromis të minutës së fundit për Brexit.

Mishel Barnie, kryenegociatori i BE-së, deklaroi të martën se pala europiane është optimiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe nëse marrëveshja do të jetë e vështirë, dhe për të qenë i hapur gjithnjë e më e vështirë, ne sërish mendojmë se ajo është e mundur,” u shpreh Barnier para takimit me ministrat e jashtëm europianë në Luksemburg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Optimizmin e tij e mbështeti edhe ministri britanik për Brexit, Stefën Berklei.

Palëve sërish u duhet të kapërcejnë problematikën e kufijve doganorë që pritet të ngrihen mes provincës së Irlandës Veriore dhe shtetit të Irlandës.

Londra pretendon se kontrollet e mallrave dhe njerëzve mes dy shteteve do jenë minimale, ndërsa për Brukselin, kjo gjë do cenonte integritetin e tregut të përbashkët duke rrezikuar edhe kontrabandën.

Me hapjen e parlamentit një ditë më parë, mbretëresha Elizabeta e Dytë përsëriti zotimin e kryeministrit Boris Xhonson për realizimin e Brexit.

Monarkja 93-vjeçare parashtroi edhe 26 nisma legjislative që do e ndihmojnë vendin të përballet me sfidat e divorcit me BE-në pas 31 tetorit.

Optimizmi për një marrëveshje u reflektua të martën edhe në bursa, ku paundi britanik fitoi pikë ndaj dollarit amerikan dhe monedhave të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?