BE mblidhet të diskutojë sanksionet mbi reformat e gjyqësorit në Poloni
Komisioni Europian do të diskutojë në Bruksel nëse do të rekomandojë procedura disiplinore kundër Polonisë mbi reformat e saj të planifikuara gjyqësore.
Komisioni është i shqetësuar se demokracia në Poloni është nën kërcënim nga një sërë ligjesh të reja, duke përfshirë edhe emërimin e gjyqtarëve.
Qeveria polake konservatore thotë se reformat janë të nevojshme për të frenuar joefikasitetin dhe korrupsionin.
Mijëra njerëz në të gjithë vendin kanë mbajtur protesta kundër reformave.
Komisioni Evropian ka monitoruar situatën në Poloni për gati dy vjet.
Ditën e sotme, Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker do të udhëheqë diskutimin nëse është koha për të rekomanduar aktivizimin e procesit disiplinor të BE i njohur si Neni 7 ( i cili nuk është përdorur më parë).
KOHA JONË SONDAZH

