BE miraton 1.2 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Eurodeputetët kanë miratuar me shumicë dërrmuese votash 598 pro dhe 53 kundër dhënien e një ndihme financiare për Ukrainën prej 1.2 miliardë eurosh. Brukseli tashmë mund të fillojë “disbursimin e shpejtë” të shumës fillestare prej 600 milionë Euro për Ukrainën.
“Ideja e sferave të influencës nuk i përket shekullit të 21-të”. NATO nuk ka parë ende një ulje të trupave ruse në kufi me Ukrainën. Rusia të mos përdorë “çështjen e energjisë” si armë. Ne po forcojmë burimet alternative të furnizimit dhe prodhimit të energjisë gati për të përballuar këtë dimër. Mësimi kryesor qëkemi nxjerrë është se duhet të diversifikojmë burimet e energjisë në mënyrë që të mos jemi të varur nga gazi rus. E ardhmja qëndron në energjitë e rinovueshme”.
Presidenti i Këshillit Europian njoftoi organizimin e një konference donatorësh për të vijuar mbështetjen financiare te ekonomisë ukrainase. “Ajo që mund të ndodhë në Ukrainë do të shënojë të ardhmen e njerëzimit“, tha Borrell.