BE mund të mos rinovojë kontratën e vaksinës me AstraZeneca
Komisioneri evropian përgjegjës për furnizimin e vaksinave të bllokut, Thierry Breton ka thënë se BE-ja nuk mund të rinovojë kontratën e saj me AstraZeneca për shkak të mungesave të vazhdueshme në dërgesat e ndërmarrjes anglo-suedeze.
“Ne jemi pragmatik. Prioriteti im, si personi i ngarkuar me dorëzimin e vaksinave, është që ata me të cilët kemi kontrata të dorëzojnë sasitë e përcaktuara në kohën e përcaktuar.”-tha Berton.
Sipas Guardian, Breton tha se AstraZeneca ishte zotuar të furnizonte 120 milion doza në BE në tremujorin e parë të 2021 por kishte dorëzuar vetëm 30 milion, ndërsa kompania kishte prerë tashmë angazhimin e saj të dozës 180 milion në tremujorin e dytë në 70 milion. Kontrata e saj me bllokun skadon në fund të qershorit.
“Asgjë nuk është përfundimtare dhe ne do të vazhdojmë të negociojmë,” tha Breton, duke shtuar se çdo vendim përfundimtar nuk do të “lidhej me një arsye epidemiologjike ose mjekësore – të dhënat tregojnë se përfitimet e vaksinës AstraZeneca janë të mëdha krahasuar me sëmundjen”.-tha Breton.
Presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen, njoftoi javën e kaluar se blloku do të merrte një shtesë prej 50 milion dozash të vaksinës Pfizer/BioNTech në tremujorin e dytë, pjesërisht duke përbërë mungesën e AstraZeneca dhe konfirmoi se komisioni ishte në bisedime për një kontratë të re për 1.8 miliardë doza në 2022 dhe 2023.