BE në garë me SHBA, i jep 80 mln euro firmës gjermane për vaksinën e Covid-19
Ditën e sotme Komisioni Evropian ofroi 80 milion euro një kompanie të prodhimit të vaksinave në Gjermani, CureVac për të krijuar një vaksinë kundër koronavirusit të ri.
Komisionerja Ursula von der Leyen sëbashku me komisioneren për Inovacion, Kërkim, Kulturë, Edukim dhe Rini, Mariya Gabriel, diskuuan me CureVac nëpërmjet një videokonference.
Mbështetja do të vijë në formën e një garancie të BE-së për një kredi të vlerësuar aktualisht të EIB të një shume identike, në kuadrin e Fondit të Financimit të Sëmundjeve Infektive InnovFin nën Horizon 2020.
“Në këtë krizë të shëndetit publik është me shumë rëndësi që t’i mbështesim studiuesit tanë kryesorë dhe kompanitë e teknologjisë. Ne jemi të vendosur për të siguruar CureVac me financimin që i nevojitet për të përshpejtuar zhvillimin dhe prodhimin e një vaksine kundër COVID-19. Jam krenar që kemi kompani udhëheqëse si CureVac në BE. Shtëpia e tyre është këtu. Por vaksinat e tyre do të përfitojnë nga të gjithë, në Evropë dhe më gjerë” – shprehet Von der Leyen.
E krijuar në vitin 2000, CureVac është një kompani gjermanve biofarmaceutike në prodhimin e vaksinave të ndryshme.
Komisioni Evropiane e vlerësoi kompaninë si thelbësore për luftimin e COVID-19 dhe të shpëtojë planetin.