BE në prag: Pavarësia e Katalonjës, ”shqyen BE-në” në copa-copa
Jean-Claude Juncker, President i Komisionit Europian, këmbëngul se nuk dëshiron që Katalonia të ndahet nga Spanja, pasi i shqetësuar ai foli për ndikimin që mund të ketë një ndarje në Bashkimin Europian.
Shefi i Brukselit tha se nuk mund të ketë ndërmjetësim në Spanjë dhe kërkoi ndihmën e pavarur të BE-së, për të zgjidhur krizën. Ai paralajmëroi se ndarja mund të inkurajonte rajone të tjera të bënin të njëjtën gjë dhe të bënin qeverisjen e BE-së shumë të komplikuar.
“Nëse e lejojmë Kataloninë të ndahet, të tjerët do të bëjnë të njëjtën gjë, këtë nuk e dua”. Ai tha se ishte “shumë i shqetësuar” për tendencat separatiste në Europë dhe kishte inkurajuar kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy për të siguruar që situata të jetë nën kontroll.
Duke iu referuar thirrjeve katalane për ndërmjetësim në BE, ai tha se Komisioni nuk mund të ndërmjetësonte nëse vetëm njëra e kërkon.
R.SH
KOHA JONË SONDAZH

