BE nënshkruan kontratë me Moderna për 150 milion doza shtesë në 2022

Komisioni Europian ka nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike Moderna për 150 milion doza shtesë në 2022.

Falë bashkëpunimit me kompaninë, kontrata garanton gjithashtu shpërndarjen në kohë të vaksinave në tremujorin e tretë të vitit 2021 deri në fund të vitit 2022 dhe mundësinë për tu përshtatur  me nevojat e secilit shtet anëtar, në përputhje me situatën e tyre epidemiologjike.

Shtetet anëtare kanë potencialin për të rishitur ose shpërndarë doza në vendet në nevojë jashtë BE-së ose përmes skemës COVAX, duke kontribuar në një qasje të barabartë të vaksinave në të gjithë botën.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha  “Ne kemi nënshkruar një kontratë për 150 milion doza shtesë. “Kjo do të na lejojë të mbrojmë qytetarët nga variantet e reja të virusit.”

SHKARKO APP