BE nis sot negociatat për “divorcin” me Britaninë
Ditën e sotme do të nisin negociatat formale në Bruksel, ku negociatori i Britanisë së Madhe, kërkon nga Bashkimi Europian të tregojë “fleksibilitet dhe imagjinatë”. Sekretari i Britanisë për Brexit, kërkon të fillojnë diskutimet për marrëveshjet tregtare që do të zbatohen pas largimit të Anglisë nga Bashkimi Europian.
Gjithashtu zyrtarë të BE-së janë shprehur se duhet të shohin progres për sa i përket çështjes së të drejtave të qytetarëve evropian në Britani, kufirit me Irlandën dhe “faturën e divorcit”, përpara se të ketë një avancim në bisedimet e marrëveshjeve të tregtisë me Britaninë.
Të dyja palët kanë deklaruar se ende nuk ka një propozim konkret për raundin e tretë të negociatave.
Sipas mediave në Bruksel edhe në raundin e tretë të bisedimeve nuk pritet një avancim në drejtim të çështjes së të drejtave të qytetarëve evropian dhe marrëveshjes së tregtisë, pas largimit të Britanisë së Madhe nga unioni.

