BE nuk do të vulosë më pasaportat e shtetasve të vendeve të treta që hyjnë në Shengen

Shtetasit e vendeve të treta që lejohen të hyjnë pa viza ose me vizë afatshkurtër në Zonën Shengen, së shpejti nuk do të kenë më vulë në pasaportat e tyre.

Të dhënat për hyrjen dhe daljen në bllok, do të regjistrohen përmes një sistemi të ri të automatizuar – Sistemi Hyrje/Dalje (Entry/Exit System, EES).

Sistemi i hyrje/daljes është një sistem i ri i automatizuar, i cili pritet të fillojë përdorimin plotësisht në fund të këtij viti. Sistemi do të shërbejë për të gjurmuar udhëtarët e vendeve të treat, që hyjnë në BE, si dhe për të zbuluar ata që i kanë shkelur afatet e qëndrimit.

EES do të zëvendësojë sistemin aktual të vulosjes manuale të pasaportave, i cili është shumë i ngadaldtë, nuk ofron të dhëna të besueshme për kalimet kufitare dhe nuk lejon gjithnjë identifikimin e personave që kanë kaluar afatin e qëndrimit.

Njëkohësisht, synohet modernizimi i disa procedurave të tjera, që udhëtarët nga vendeve jashtë BE duhet të ndjekin kur të arrijnë në bllok. Në këtë mënyrë u mundësohet udhëtarëve një kalim më i shpejtë i kufijve.

Për më tepër, sistemi do të regjistrojë të dhëna specifike për udhëtarët, si emrin e tyre, gjurmët e gishtërinjve, fytyrën, llojin e dokumentit të udhëtimit, datën dhe vendin e hyrjes, datën dhe vendin e daljes, si dhe periudhën e qëndrimit të tyre në zonën Shengen.

Sapo Sistemi i Hyrje/Daljes të bëhet plotësisht funksional, udhëtarëve që mund të hyjnë pa viza në Zonën Shengen do t’u kërkohet të marrin një autorizim udhëtimi në internet – Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (European Travel Information and Authorisation System, ETIAS).

ETIAS është një sistem tërësisht elektronik, që do të përdoret për të gjurmuar vizitorët që nuk kanë nevojë për vizë në zonën Shengen. ETIAS do të kushtojë 7 € për person dhe do tëjetë e vlefshme tre vjet. Rreth 1.4 miliardë njerëz që aktualisht mund të hyjnë pa viza në Zonën Shengen, do të duhet të aplikojnë për një ETIAS.

Përveç planifikimit për të nisur EES këtë vit, autoritetet e BE-së planifikojnë gjithashtu të bëjnë ndryshime në procesin e aplikimit për vizë.

Parlamenti i BE-së sapo miratoi kryerjen e procedurave të aplikimit për vizë Shengen plotësisht online. Raporti i miratuar synon të modernizojë procedurat e aplikimit për viza Shengen, duke kaluar në një sistem dixhital.

Parlamenti i BE-së theksoi se sapo të miratohet një plan i tillë, aplikimet për viza do të përpunohen në një platformë të vetme dhe në të njëjtën kohë vuri në dukje se kjo do t’i bëjë të ditur aplikantëve se cili vend do të marrë aplikimin e tyre. Monitor

SHKARKO APP