BE nuk e njoh Lukashenkon si president të Bjellorusisë: Nuk kanë asnjë legjitimitet demokratik

Bashkimi Evropian refuzon ta njohë Alyaksandr Lukashenkon si president të Bjellorusisë, tha të enjten shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

lukashenko“BE-ja nuk i njeh rezultatet e falsifikuara [të zgjedhjeve në Bjellorusi]. Bazuar në këtë, i ashtuquajturi inaugurim i 23 qershorit dhe mandati i ri, i pretenduar nga Alyaksandr Lukashenko, nuk kanë asnjë legjitimitet demokratik”, tha përmes një deklarate Borrell.

“Ky ‘inaugurim’ bie ndesh me vullnetin e pjesës më të madhe të popullsisë bjelloruse”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet në Bjellorusi janë mbajtur më 9 gusht, por opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se votimet janë manipuluar, në favor të Lukashenkës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që atëherë, mijëra bjellorusë, përkundër shtypjeve nga policia, protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e Lukashenkës.

Të mërkurën, në një ceremoni të paparalajmërur, Lukashenka bëri betimin për mandatin e gjashtë presidencial.

Kjo shkaktoi protesta masive dhe bllokim të rrugëve në Bjellorusi.

Policia u përgjigj me topa uji dhe rrahje me shkopinj.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e njohin Lukashenkën si president legjitim të Bjellorusisë./REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?