BE paralajmëron kundërmasa pas tarifave të Trump, reagon Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa doganore prej 30% ndaj produkteve të Bashkimit Evropian të eksportuara në SHBA, duke paralajmëruar pasoja serioze për ekonominë në të dy anët e Atlantikut.

Në një deklaratë zyrtare, von der Leyen theksoi se ky vendim kërcënon të prishë zinxhirët e furnizimit ndërmjet dy ekonomive më të mëdha në botë dhe do të ketë ndikime të drejtpërdrejta negative për bizneset dhe konsumatorët si në SHBA, ashtu edhe në Evropë.

“Vendosja e tarifave prej 30% mbi eksportet e BE-së do të prishte zinxhirët kryesorë të furnizimit transatlantik, në dëm të bizneseve dhe konsumatorëve në të dy anët e Atlantikut,” deklaroi von der Leyen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian mbetet një nga ekonomitë më të hapura dhe më të ndershme në praktikat tregtare globale, dhe ka qenë gjithmonë në favor të dialogut dhe zgjidhjeve të negociuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne mbetemi të gatshëm të punojmë drejt një marrëveshjeje deri më 1 gusht,” tha von der Leyen, duke lënë hapur mundësinë për bisedime deri në afatin e përcaktuar nga pala amerikane.

Megjithatë, Presidentja e Komisionit Evropian u tregua e prerë në paralajmërimin e saj se BE-ja do të ndërmarrë masa mbrojtëse nëse Shtetet e Bashkuara nuk tërhiqen nga vendimi për tarifat.

“Do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e Bashkimit Evropian, përfshirë kundërmasa proporcionale, nëse është e nevojshme,” thuhet në deklaratën përmbyllëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?