BE paralajmëron Turqinë
Bashkimi Europian i bëri thirrje Turqisë që të përmbushë detyrimet e saj pasi Ankaraja deklaroi se nuk do të ndalojë më kalimin e emigrantëve në Europë, duke bërë që qindra refugjatë të afrohen në kufijtë me Greqinë dhe Bullgarinë.
Vendimi i Turqisë vjen pas vrasjes së 33 ushtarëve turq nga një sulm ajror në Idlib. Ky është dhe bilanci më i rëndë që nga dita e parë e ndërhyrjes ushtarake turke në Siri në vitin 2016, kundër focave siriane të mbështetura nga Rusia.
Në Turqi ndodhen aktualisht rreth 3.6 milion sirianë. Ankaraja ka bërë një marrëveshje me Bashkimin Europian për të ndaluar flukset e refugjatëve për në vendet e Bashkimit Europian por presidenti turk Erdogan ka kërcënuar se do të hapë kufijtë në mënyrë që ata të vazhdojnë rrugën e tyre.
Përveç monitorimit në disa zona të Sirisë, NATO nuk ka një rol të drejtpërdrejtë në konfliktin që ka përfshirë vendi por anëtarët e saj janë të përçarë për sa i përket veprimeve të Turqisë atje. Ndërsa aelatët europianë i shqetësohen një vale të re refugjatësh.