BE pret të marrë mbi një miliardë doza deri në fund të shtatorit

Bashkimi Europian pret të marrë më shumë se 1 miliardë doza të vaksinave anti-Covid-19 deri në fund të shtatorit.

Sipas të dhënave, BE pret të marrë 413 milion doza në tremujorin e dytë të këtij viti, dhe 529 milion të tjera në periudhën korrik-shtator, pas 106 milion dozave që mori tremujorin e parë.

Më shumë  se 1 miliard doza deri në fund të shtatorit do të ishin të mjaftueshme për të imunizuar të gjithë popullsinë e BE-së prej 450 milion banorësh, në krahasim me qëllimin fillestar të BE-së për të vaksinuar të paktën 70 përqind të popullsisë së saj deri në fund të verës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?