BE rrit sërish ndihmat humanitare për Gazën

Bashkimi Evropian është zotuar të rrisë ndihmat që i dërgon Gazës me 25 milionë euro (21.7 milionë £) – që katërfishon ndihmën humanitare të BE-së këtë vit.

Duke folur të hënën, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se ata tashmë e kishin trefishuar ndihmën e tyre tre javë më parë – por kjo rritje tani do të thotë se BE-ja do të shpenzojë një total prej 100 milion € në ndihmë humanitare në Gaza.

Ndihma e re do t’u jepet organizatave humanitare për të ofruar ndihmë për shpëtimin e jetës, veçanërisht duke u fokusuar në ujin dhe kanalizimet, shëndetin, ushqimin dhe sende të tjera thelbësore.

BE-ja është donatori më i madh i huaj për palestinezët – por është e paqartë se si ndihma shtesë do të arrijë tek njerëzit në Gaza. Kalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit është mënyra se si ka ardhur ndihma – por agjencitë e ndihmave thonë se shuma që lejohet nuk është e mjaftueshme.

SHKARKO APP