BE-SHBA, Lufta tregtare që vlon prej 30 vitesh
Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në luftë për më shumë se 30 vite për mishin e gjedhit të trajtuar me hormone. Në qoftë se ShBA-ja dyfishon tarifat mbi importin ashtu siç ka deklaruar, do të sillte dëme serioze për mijëra kompani europiane, veçanërisht për kompanitë në sektorin ushqimor dhe bujqësor.
Midis tetorit dhe nëntorit të 1988-ës, Komuniteti Ekonomik Europian (EEC) shpalli se nga 1 janari do të mbyllte kufijtë për importet e mishit të gjedhit nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja për shkak të rritjes së tyre me hormone. Kjo u pasua nga një vendim i përbashkët i 12 vendeve të EEC që patën si qëllim krijimin e një tregu për mishin e gjedhit nga kafshë të rritura me metoda natyrale dhe jo “të fryrë” me hormone.
Uashingtoni menjëherë u kundërpërgjigj duke aplikuar një tarifë të dyfishuar për një listë produktesh të importuara nga Europa, ku përfshiheshin konservat e domateve, verërat, çokollatat, reçeli, tartufi dhe disa lloje djathërash.
Rreth 40% e këtyre produkteve ishin me origjinë italiane.
Përveç bllokimit të mishit të trajtuar me hormone, EEC-ja vendosi masa shtesë si përgjigje ndaj tarifave të dyfishuara të ShBA-së, gjë që e cila përfundoi me apelimin e vendimit bazuar mbi Marrëveshjen e Përgjithshme mbi Tregtinë dhe Tarifat (GATT).
Ministri italian i asaj kohe, Renato Ruggiero, shpjegoi se çështja mbi mishin e trajtuar me hormone në realitet fshihte nga pas synimin e administratës së Shteteve të Bashkuara për të testuar aftësinë e komunitetit për tu bërë bashkë, gjatë periudhës kur negociatat për heqjen e barrierave doganore në Be, të cilat çuan drejt themelimit të tregut të përbashkët në 1992, ishin drejt fundit. Historia duket se po përsëritet në ditët e sotme: në momentet e vështira midis BE-së dhe Brexit-it, nacionalizmit, emigracionit dhe një monedhë e përbashkët e forcuar, administrata e Shteteve të Bashkuara po risjell vendosjen e tarifave sërish, duke “i shkelur syrin” fermerëve vendas që rrisin gjedhë.
Çështja e mishit dhe mosmarrëveshja midis EEC dhe ShBA-së në fakt nuk ishte e bllokuar nga rregulloret ndërkombëtare, por nga emergjenca e sëmundjes së lopës së çmendur, rasti i parë i së cilës u diagnostikua në Britani në 1986-ën dhe zgjati deri në mesin e viteve ’90. Gjithsesi, diplomatët nga të dy anët Atlantikut vazhduan bisedimet për të arritur një marrëveshje.
Në 2009-ën, BE-ja pranoi një marrëveshje me dy pjesë për të rritur kuotat e importit për mishin e gjedhit me cilësitë të lartë nga Shtete e Bashkuara pak nga pak, deri sa të arrihej kuota prej 50,000 tonë në vit. Marrëveshja u bë zyrtare më mars të 2012-ës, edhe pse ShBA-ja pezulloi masat dhe tarifat e aplikuara mbi një shportë të produkteve europiane një vit më parë. Por kjo është thjesht armëpushim dhe jo paqja e vërtetë tregtare.
Në 2013-ën, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan negociatat për Partneritetin Transatlantik për Tregtinë dhe Investimet, një marrëveshje e re tregtare për një gamë të gjerë prodhimesh industriale, bujqësore dhe ushqimore. Por Europa që gjithnjë e më shumë është më pak e bindur për dobishmërinë dhe avantazhet e kësaj marrëveshje i ndali negociatat shtatorin e shkuar. Kjo i dha administratës Obama shans për të risjellë çështjen e mishit të trajtuar me hormone. Një deklaratë nga përfaqësia e tregtisë së Shteteve të Bashkuara (USTR) lajmëroi që do të rihapte konfliktin me BE-në. Dhe kështu historia vazhdon…
KOHA JONË SONDAZH

