BE Supershtet, Brukseli ”detyron” çdo shtet të përdor euro-n deri në vitin…

Zyrtarët e BRUKSEL-it duan që çdo vend i Bashkimit Europian të përdorë euron dhe planet e tyre janë që deri në vitin 2025, 28 vendet e BE-së të jenë të gjitha pjesë e eurozonës, sipas një raporti të ri.

Nëntë nga 28 shtetet anëtare në BE-së, aktualisht nuk janë pjesë e monedhës së përbashkët. Britania e Madhe dhe Danimarka janë të përjashtuara por shtatë vendet e mbetura ranë dakord të miratojnë euron që kur hynë në bllok. Komisioni Europian kërkon që të gjitha shtetet të fillojnë përdorimin e monedhës e cila po pëson rënie që nga kriza e këtyre tetë viteve.

Masa, e zbuluar nga publikimi gjerman “Frankfurter Allegemeine Zeitung”, i cili mori një kopje të rrjedhur të një raport i Komisionit, ka të ngjarë të kundërshtohet ashpër nga qeveritë euroskeptike si: Hungaria, Polonia dhe Republika Çeke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm javën e kaluar, ministri polak i financave, Mateusz Morawiecki, tha se ishte “jo në interesin e Polonisë” për t’u bashkuar me eurozonën. Varshava është e shqetësuar për humbjen e autonomisë së saj financiare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtytja e eurozonës mund të shkaktojë gjithashtu polemika në Suedi, e cila mbajti një referendum jo të detyrueshëm në vitin 2003 nëse do të adaptonte euro-n. Më shumë se 55 përqind e votuesve thanë se në vendin skandinav dëshirojnë që udhëheqësit të refuzojnë çdo lëvizje për t’u bashkuar me eurozonën.

Kroacia, Rumania dhe Bullgaria, shtetet e reja anëtare të BE-së, ende nuk i plotësojnë kriteret ekonomike për të filluar përdorimin e monedhës. Eurokratët takohen së paku një herë në dy vjet për të vlerësuar nëse vendet kandidate janë mjaft të forta për t’u bashkuar me euro-n.

Ata e bazojnë vendimin e tyre në një sërë kriteresh ekonomike si: inflacioni, borxhi i qeverisë dhe normat e interesit. Këtë javë, një raport i dënueshëm zbuloi se shumica e liderëve të biznesit europian presin që eurozona të tkurret ose të bjerë në vitet e ardhshme.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

* Monedha euro dhe ekonomia do të tkurret

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?