Befason Hoxha: Burrat pa mjekër duken si femra

TURQI- Deklarata e një hoxhe në Turqi ka shkaktuar reagime të shumta dhe debate në rrjetet sociale.

I ftuar në një emision televiziv, Hoxha Murat Bayaral ka kritikuar burrat pa mjekër duke u shprehur se ata duhet t’i rrisin mjekrat që të mos duken si gratë.

“Për shembull, nëse e shihni një burrë me flokë të gjata nga larg do të mendoni se është grua nëse ai nuk ka mjekër. Sepse sot gratë dhe burrat vishen ngjashëm. Zoti mos e bëftë! Do të mund të mendonit diçka të pahijshme”- tha Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e tij ka marrë kritika të shumta, ku shumë qytetarë shprehen se burrë nuk të bën mjekra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?