Befason Papa Françesku: Ka edhe murgeshat dhe priftërinjë që shohin porno

“Pornografia është një ves që shikohet nga shumë njerëz, shumë laikë dhe gjithashtu priftërinj dhe murgesha. Nga atje hyn djalli”. Papa Françesku foli në këtë mënyrë gjatë një takimi seminaristët që studiojnë në Romë, duke i paralajmëruar për kujdes dhe duke theksuar se ky është një degjenerim

“Nuk po flas vetëm për pornografi kriminale si ajo e abuzimit të fëmijëve; kjo është një degjenerim, por një pornografi disi ‘normale’. Të dashur vëllezër dhe motra bëni kujdes nga kjo”.

Nga ana tjetër, Papa u bëri thirrje të rinjve që t’i përdorin me kujdes edhe rrjetet sociale si një ndihmë për të ecur përpara dhe për të komunikuar dhe jo të humbet kohë në to.

SHKARKO APP