Bejrut, sot udhëheqësit botërorë do të mbajnë samitin e ndihmës

Ditën e sotme, udhëheqësit ndërkombëtarë do të zhvillojnë një takim për të diskutuar në lidhje me ndihmën , që do i japin Bejrutit, pesë ditë pas shpërthimit masiv që shkatërroi kryeqytetin libanez.

Konferenca virtuale e vendosur nga Franca dhe Kombet e Bashkuara do të fillojë në orën 2 të pasdites. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe presidenti i Amerikës, Donald Trump.

Një deklaratë nga pallati presidencial i Francës, thotë se konferenca e së dielës “do të synojë të mobilizojë partnerët kryesorë ndërkombëtarë të Libanit dhe të organizojë dhe koordinojë mbështetjen e urgjencës nga bashkësia ndërkombëtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në konferencë do të marrin pjesë, përfaqësues nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Kina, Rusia, Egjipti, Jordan dhe Mbretëria e Bashkuar. Shpërthimi që ndodhi pasditen e 4 gushtit, la të paktën 157 njerëz të vdekur, 6,000 të plagosur dhe 300,000 të pastrehë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?