Belgjika drejt kolapsit! Rritje e frikshme e të infektuarve me Covid, spitalet nuk kanë më kapacitete

202003, Kristof Vadino, Brussel, Corona, MSF, AZG, Tour&Taxi's, dortoirs, pour précaires infectés du virus corona,

Belgjika po shkon drejt një kolapsi shëndetësor dhe shkak për këtë është Covid-19.

Pak ditë më parë qeveria urdhëroi kthimin në krye të detyrës së mjekësve pozitivë, po asimptomatikë. Kjo erdhi si nevojë e mungesës së ndjeshme të bluzave të bardha.

Sakaq shteti belg po përballet edhe me pamjaftueshmëri të shtretërve në spitale. Shteti me 11.5 milion banorë, javën e shkuar raportoi rreth 13 mijë raste të reja në një ditë.

Vala e dytë e Covid-19 e ka goditur thellë Belgjikës, i cili është shteti me më shumë të infektuar pas Çekisë.

Autoritetet kanë qartësuar se mjekët që do të shfaqin simptoma nuk do të paraqiten në detyrë.

Belgjika ka regjistruar në total 333.718 raste të reja dhe 10.899 humbje jete që nga fillimi i pandemisë.

SHKARKO APP