Belgjika lejon që qytetarët të punojnë 4 ditë në javë
Belgjika u bë vendi më i fundit që lejon javën me 4 ditë punë. Qeveria belge deklaroi se punonjësit e këtij shteti tashmë mund t’u kërkojnë pronarëve të punojnë 4 ditë në javë pa humbur asnjë qindarkë nga paga e tyre.
Ligji i ri belg lejon punonjësit të punojnë ditë më të gjata gjatë javës, që i lejon ata të kenë një fundjavë 3-ditore. Pronarët kanë mundësi ta refuzojnë këtë kërkesë vetëm nëse kanë një arsyeje mjaft të mirë për ta bërë këtë.
Belgjika e ka konsideruar këtë ide që prej tetorit, në fillim si pasojë e pandemisë e më pas për të parë nëse kjo iniciativë do të sillte rezultate pozitive. Sipas ligjit, punonjësit mund të punojnë një maksimum prej 9.5-10 orësh në ditë.