Belgjika miraton vaksinën Pfizer për grupmoshat 12-15 vjeç
Belgjika ka dhënë dritën jeshile për miratimin e vaksinës Pfizer për grupmoshat 12-15 vjeç. Pas një takimi dje, ministrat belg miratuan përdorimin e Pfizer, por adoleshentët do të vaksinohen vetëm me aprovimin e prindërve.
Ministri i Shëndetësisë së Flanders, Butter Beck tha: “Sa më shumë fëmijë të vaksinohen, aq më pak virusi dhe variantet do të përhapen.” Sidomos me rritjen e numrit të rasteve të reja për shkak të variantit Delta”.
Vaksinimi i adoleshentëve pritet të fillojë në 19 korrik.
Belgjika ka raportuar 1,089,105 raste dhe 25,194 viktima që nga fillimi i pandemisë.