Belgjika përgatitet për të rihapur shkollat dhe bizneset nga mesi i majit
Bizneset dhe shkollat në Belgjikë do të fillojnë gradualisht të rihapen nga mesi i majit.
Kjo masë vjen nga ulja e kurbës së pandemisë qysh nga mesi i marsit, ka bërë më dije kryeministrja Sophie Wilmes ditën e premte.
Bizneset do të nisin nga puna në 11 maj dhe shkolla në 18 maj, duke parë se situata me përhapjen e virusin është ngadalësuar.
Deri ditën e premte, Belgjika me 11.5 banorë ka regjistruar më shumë se 44 000 të infektuar dhe rreth 6700 vdekje.
“Përhapja e Covid-19 ka rënë ndjeshëm, por virusi nuk është zhdukur” – tha Wilmes pas një mbledhje të qeverisë në lidhje me masat izoluese.
Fazat e ndryshme të lehtësimit të masave mund shtyhen nëse ekspertët vendosin që ka pasur një rritje të ndjeshme të vdekje dhe të shtruarve në spital, shtoi Wilmes.
Pas hapjes bizneset do të respektojnë distancimin social.
Ndërsa referuar restoranteve, ato do të hapen vetëm pas datës 8 qershor. Për kafenetë dhe baret akoma nuk ka ndonjë datë.