Belgjika shënon shifrën më të lartë ditore të vdekjeve nga koronavirusi, 283 viktima brenda 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit, 283 persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në Belgjikë, shifra më e lartë ditore që nga shpërthimi i pandemisë.
Numri i vdekjeve është rritur në 2,523 persona, ndërsa janë konfirmuar 1.580 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e të infektuarve në 24.983.
Numri i pacientëve të shtruar në spital vazhdon të bie. Ndërsa 459 pacientë të rinj u shtruan në spital të mërkurën e 8 prillit, 483 persona mund të largohen nga institucionet e kujdesit shëndetësor pas shërimit.
Gjithsej, 5.590 pacientë janë nën trajtim në spitale, me 1.285 prej tyre në kujdes intensiv.