Belgjika shënon shifrën më të lartë ditore të vdekjeve nga koronavirusi, 496 viktima në 24 orë
Me 1.684 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me Covid-19 në Belgjikë është rritur në 26.667.
Qendra e Krizës në Belgjikë në një deklaratë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vend janë shtruar në spital 462 persona, ndërsa janë shëruar duke u larguar nga spitali 404 persona.
Në deklaratë thuhet që numri i njerëzve në kujdesin intensiv është pakësuar me 7 persona duke rënë në 1.278 persona, ndërsa numri i personave të hospitalizuar theksohet se është gjithsej në 5.610.
Ndërsa lidhur me numrin e vdekjeve për shkak të virusit në 24 orët e fundit, në deklaratë thuhet se kanë humbur jetën 496 persona prej të cilëve 325 persona në 24 orët e fundit bashkë me 171 personat në shtëpitë e të moshuarve që kanë humbur jetën gjatë periudhës 18-31 mars.