Belgjikë, 290 të vdekur në orët e fundit nga koronavirusi, 5453 viktima në total
Bota E Shtunë, 18 Prill 2020 22:40
Belgjika është një tjetër shtet europian, me shumë të infektuar dhe viktima për shkak të Covid-19.
Në shtetin belg, në orët e fundit kanë ndërruar jetë nga virusi 290 persona.
Në total, në Belgjikë kanë vdekur nga koronavirusi 5453 njerëz.
Sa i përket numrit të personave të infektuar me koronavirus, në Belgjikë numërohen si të tillë 37 183 vetë.
Në orët e fundit, janë infektuar me Covid-19 në Belgjikë 1045 njerëz.