FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berberi shkel me këmbë 700 paund, shtron sallonin me 70 mijë monedha

Një berber ka gjetur një ide mjaft kreative për dyshemenë e sallonit të tij. Rich Holtham pasi kishte marrë një vlerësim paraprak se shtrimi i dyqanit do t’i kushtonte 1000 paund vuri trurin në punë. Ai vendosi të shkëmbejë 700 paund me 70.000 penni dhe mbuloi të gjithë dyshemenë me monedha duke krijuar kështu një mozaik. “Ne kërkuam një dysheme të re, por kostoja për ta bërë atë ishte e shtrenjtë dhe ne donim të bënim diçka pak më të pazakontë, kështu që pamë disa ide të ndryshme online”, tha Rich për Daily Mail. Ekipit të berberit iu deshën plot një javë kohë për ngjitjen e monedhave në tokë. “Na u desh të merrnim paratë tona në bankë dhe ti këmbenim me qindra pennies në ditë,” shpjegoi pronari i 4 dyqaneve të berberëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. “Në fund, ne morëm nga 700  paund, 70.000 monedha pennies “. E duket se puna e tyre po shpërblehet sepse shumë njerëz futen të shohin dhe të bëjnë fotografi, ndërsa shumica ndalojnë të presin dhe stilojnë flokët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?