Bergamo/ Kisha e varrezave më në fund pa arkivole

Italia u bë pas Kinës, vatra e kuqe e pandemisë së Covid-19. Shenjat e përmirësimit kanë nisur. “Kisha e varrezave në Bergamo. Më në fund bosh”. Kështu shkruan kryetari i Bashkisë së Bergamo Giorgio Gori në facebook. Javët e fundit kisha e varrezave, në të vërtetë, ishte e mbushur me arkivole për shkak të numrit të madh të viktimave nga koronavirusi qytet, teksa krematoriumi, në shërbim ditë e natë, nuk ishte i mjaftueshëm. Që prej asaj kohe, filloi transporti i arkivoleve, me kamionë të ushtrisë, drejt qyteteve të tjera. Kjo është shpresa për ditët e ardhshme në provincën Bergamo numri i infeksioneve dhe vdekjeve gjithashtu kanë filluar të bien.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?