Bergamo/”Reparti apokalips”, helmeta ajri për t’i mbijetuar Covid-19

Mbi 4 mijë të vdekur janë në Itali për shkak të Covid-19 dhe shifrat janë jashtëzakonisht të frikshme. Spitali ICU në Bergamo është plot me pacientë dhe doktorët raportohet se repartin e emergjencës e quajnë ndryshe “reparti apokalips”, ku tubat e ajrit dhe sistemet e alramit përpiqen të mbajnë gjallë të infektuarit.

Fluskat plastike mbulojnë të gjithë kokën dhe tentojnë të barazojnë presionin e ajrit në mushkëri, ndërsa shkaktojnë vështirësi të mëdha komunikimi me doktorët. Virusi i ngjashëm me pneumoninë po vret qindra njerëz në ditë dhe doktorët thonë se nuk kanë parë kurrrë më parë diçka të tillë.

“Jo, është diçka totalisht tjetër, më shumë pneumoni sesa grip, është pneumoi e rëndë dhe një barrë e madhe për sistemin shëndetësor. Çdo ditë kemi 50-60 pacientë që vijnë në repartin e emergjencës me pneumonia dhe shumica janë aq rëndë sa kanë nevojë për nivele të larta FIO2 ose oksigjen”.

Nga ana tjetër anestetisti dr Lorenzo Grazioli, thotë se “Nuk jam ndjerë kurrë kaq i stresuar nëjetën time. Unë vetë jam një intensivist, pra jam imësuar me momentet intensive dhe zgjedhjet kritike, por kur arrin në këtë pikë e kupton që nuk mjafton. Kemi rreth 100 anestetistë këtu dhe nuk mjaftojnë”.

SHKARKO APP