Bëri tatuazh fytyrën e Bin Ladenit, i burgosuri shqiptar e pëson keq në Itali

Osama bin Laden njihet si lideri dhe themeluesi i organizatës terroriste “Al Qaeda”, e cila është përgjegjëse për sulmet e 11 shtatorit dhe për vrasje të tjera. Një shqiptar, i cili ndodhet pas hekurave në Rimini të Italisë ka bërë fytyrën e tij tatuazh në gjoks.

Raporti i departamentit të administratës së burgut e ka konsideruar si radikalist dhe si nxitës i ideologjisë xhíhadiste. Për këtë arsye 35-vjeçari është debuar nga Italia. Autoritetet e vendit fqinj thanë se shqiptari, i dënuar në Itali edhe më herët për trafik droge e armëmbajtje pa leje nga Shqipëria kishte krijuar shoqëri me persona me prirje xhihadiste.

Ndaj tij ishte lëshuar edhe më herët urdhri të për të ikur nga Italia, por shqiptari nuk e kishte respektuar. Pas disa disa kohësh, policia italiane zbatoi urdhrin e ndalimit ndaj shqiptarit, që ai të mos shkelë më në territorin italian. Kujtojmë se Bin Laden u vra në Pakistan në vitin 2011, në një operacion të trupave amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?