Bëri vaksinën anti-COVID, mjekja meksikane shtrohet në spital

Një mjeke është shtruar në një spital në Meksikë pasi është vaksinuar kundër COVID-19.

Autoritetet meksikane thanë se po studiojnë rastin e mjekes në fjalë, e cila është 32-vjeça dhe u shtrua në spital pasi mori vaksinën Pfizer-BioNTech.

Doktoresha u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali publik në shtetin verior të Nuevo Leon pasi ajo përjetoi kriza, vështirësi në frymëmarrje dhe një skuqje të lëkurës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq emir i mjekes nuk është bërë i ditur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Diagnoza fillestare është encefalomieliti”, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë të lëshuar të premten mbrëma. Encefalomieliti është një inflamacion i trurit dhe palcës kurrizore.

Ndërkaq Ministria shtoi se mjekia ka një histori të reaksioneve alergjike dhe u shpreh se nuk ka asnjë provë nga provat klinike që të jetë zhvilluar një inflamacion pas aplikimit të vaksinës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?