Berlin, gjykata rrëzon shtetrrethimin kundër Covid-19

Gjykata Administrative në Berlin rrëzoi shtetrrethimin e vendosur nga Senati për shkak të pandemisë së koronavirusit. Vendimi erdhi pas një apeli të bërë nga pronarët e restoranteve.

Gjykata deklaroi se shtetrrethimi nuk ishte i nevojshëm pasi restorantet nuk kishin luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e infektimeve dhe pasi kishin marrë masat e duhura higjienike. Pronarët e restoranteve ndërkohë kishin argumentuar se shtetrrethimi do të bënte që të rinjtë të takoheshin në vende pa kushtet e duhura higjienike.

Në kryeqytetin gjerman, restorantet, pabet dhe klubet e natës duhet të mbylleshin në 11 të mbrëmjes që prej së shtunës së kaluar dhe nuk mund të hapeshin para orës 6 të mëngjesit. Nga ana tjetër, pikat e karburanteve mund të qëndrojnë të hapura, por jo të shesin alkool.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?