Berluscon dhe Putin “gdhendin” dashurinë në një mbulesë krevati

Marrëdhënia e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconit duket se është shumë e ngushtë. Në ditëlindjen e 65-të të Putin, Berlusconi ka menduar për një dhuratë krejtësisht ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim nga politikanët. Italiani i ka dhuruar një mbulesë krevati me imazhin e të dyve duke shtrënguar duart, ndërsa në sfond janë dy pika turistike të Rusisë dhe Italisë. I kontaktuar nga mediat ruse, zëdhënësi i Putin, Dimitri Peskov ka thënë se nuk ka asnjë informacion rreth reagimit të presidentit për këtë dhuratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?